

TIRANË — Gykata Penale e Tiranës ka dalë sot për të shqyrtuar çështjen e 32-vjeçares turke Julide Yazici, e cila është arrestuar në Rinas për llogari të shtetit turk, pasi kërkohej ndërkombëtarisht për vepra penale që lidhen me terrorizmin.
E reja, me profesion mësuese, akuzohet nga autoritetet në Turqi për dhënie ndihme logjistike dhe pjesëmarrje në organizatë terroriste, ndërsa rezulton e dënuar me katër vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur pa shlyer edhe rreth tre vjet e gjysmë. Yazici u prangos në aeroportin e Rinasit gjatë udhëtimit nga Franca drejt Shqipërisë, pasi u konstatua në kërkim nga Interpol Ankaraja.
Sipas burimeve hetimore, rreth shtatë vite më parë ajo ka qenë studente dhe ka marrë pjesë në protesta kundër qeverisë së presidentit Recep Tayyip Erdogan, shkak ky për të cilin kishte përfituar edhe azil politik në Francë. Avokati i saj mbrojtës, Artan Shllaku, deklaroi se gjatë seancës do të kërkojë lirimin e menjëhershëm dhe kundërshtimin e ekstradimit, me argumentin se klientes së tij i rrezikohet jeta nëse dëbohet drejt Turqisë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






