

SERRE / GREQI — Një nënë 43-vjeçe dhe djali i saj 24-vjeçar, të dy shtetas shqiptarë, kanë humbur jetën tragjikisht mëngjesin e kësaj të premteje në një aksident rrugor në afërsi të qytetit të Serres, në Greqi.
Sipas mediave greke, ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 07:30 në aksin rrugor Amfipolis–Drama, pranë zonës së Paleokomit, ku automjeti me të cilin udhëtonin viktimat është përplasur kokë më kokë me një kamion. Përplasja ka qenë tejet e fortë, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të dy shqiptarëve, trupat e të cilëve u transportuan në Spitalin e Përgjithshëm të Serres.
Nga përplasja ka mbetur i plagosur edhe drejtuesi 57-vjeçar i kamionit, i cili është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Dramës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Autoritetet policore greke kanë ngritur një grup hetimor dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e plotë të këtij aksidenti fatal.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






