Transmetuar më 07-08-2026, 10:50

KUKËS — Pika kufitare e Morinit ka regjistruar një fluks të jashtëzakonshëm lëvizjesh gjatë muajit korrik dhe ditëve të para të gushtit, ku qindra mijëra qytetarë nga Kosova dhe diaspora kanë hyrë në territorin e Shqipërisë për pushimet e verës.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, vetëm gjatë muajit korrik në këtë pikëkalim kufitar janë përpunuar rreth 422 mijë udhëtarë dhe 130 mijë automjete.

Intensiteti i lartë i lëvizjeve ka vijuar edhe në fillimin e muajit të nxehtë të verës. Vetëm në pesë ditët e para të gushtit, përmes Morinit kanë hyrë në Shqipëri mbi 90 mijë pushues, ndërsa fluksi më i lartë u shënua gjatë fundjavës së parë, me afërsisht 50 mijë hyrje.

Rritja e ndjeshme e qarkullimit lidhet me kulmin e sezonit turistik veror, ku bregdeti shqiptar mbetet destinacioni kryesor për qytetarët nga Kosova dhe bashkatdhetarët e diasporës.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit