Transmetuar më 07-08-2026, 09:35

SELANIK — Një zog në motorin e avionit ka detyruar autoritetet në aeroportin “Maqedonia” të Selanikut të anulojnë një fluturim drejt Gjermanisë, duke lënë rreth 150 pasagjerë të bllokuar mbrëmjen e së enjtes, më 6 gusht.

Incidenti i pazakontë ndodhi gjatë kontrollit teknik rutinë të avionit para nisjes. Prania e zogut në motor u konstatua nga ekipi teknik, i cili për shkak të rrezikut të lartë për sigurinë e fluturimit vendosi bllokimin e menjëhershëm të mjetit.

Pas zbulimit, autoritetet aktivizuan protokollet standarde të aviacionit për heqjen e shpendit dhe inspektimin e plotë të sistemit të motorit.

Kompania ajrore njoftoi se pasagjerët e prekur do të udhëtojnë drejt Gjermanisë gjatë ditës së sotme, pasi të përfundojnë të gjitha verifikimet e nevojshme teknike që garantojnë sigurinë e plotë të udhëtimit.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit