Transmetuar më 07-08-2026, 09:22

Gjendet pa shenja jete një burrë në Elbasan.

Ngjarja ndodhi në lagjen "Syrja Dylgjeri".

K. D., 47 vjeç, është gjendur pa shenja jete në sheshpushimin e katit të 8-të të një pallati.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor mbërritën menjëherë në vendngjarje pas marrjes së njoftimit.

Nga këqyrja e parë e trupit, autoritetet bëjnë me dije se nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga mjete/sende të tjera.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të saktë të humbjes së jetës.

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 08:00, është marrë njoftim se, në sheshpushimin e katit të 8-të të një pallati, në lagjen "Syrja Dylgjeri", është gjetur pa shenja jete shtetasi K. D., 47 vjeç.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga mjete ose sende të tjera.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit