Transmetuar më 07-08-2026, 08:23

BANGKOK – Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi me armë zjarri në një shkollë në provincën Nonthaburi, në periferi të Bangkokut, kryeqytetit të Tajlandës.

Sipas raportimeve të mediave lokale, që citojnë burime policore, mes viktimave është edhe autori i dyshuar i sulmit. Nga informacionet paraprake, ai dyshohet të ketë qenë një nxënës 14-vjeçar i klasës së nëntë, i cili u gjet i pajetë në ambientet e shkollës.

Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje u dislokuan menjëherë forcat e policisë dhe ekipet e emergjencës. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin zonën përreth Shkollës Debsirin, ndërsa vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivet e ngjarjes.

Shkolla Debsirin është një institucion arsimor i njohur në Tajlandë, me degë në disa rajone të vendit dhe me reputacion të lartë në sistemin arsimor kombëtar.

Autoritetet nuk kanë publikuar ende detaje të tjera mbi identitetin e viktimave apo shkaqet që çuan në sulm.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit