Transmetuar më 07-08-2026, 08:16

MALLAKASTËR – Vijon operacioni për vënien nën kontroll të zjarrit në zonën e Panahorit, në bashkinë Mallakastër, ku vatrat e flakëve mbeten ende aktive.

Në terren janë angazhuar forca të shumta të Forcave të Armatosura, shërbimeve zjarrfikëse dhe strukturave vendore për izolimin e vatrave dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.

Sipas të dhënave zyrtare, në operacion marrin pjesë 40 efektivë të Forcave të Armatosura, 25 efektivë të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSH), 30 punonjës të bashkisë, si dhe katër mjete zjarrfikëse.

Paralelisht me ndërhyrjen nga toka, autoritetet bëjnë me dije se pritet të nisë edhe operacioni nga ajri, me qëllim izolimin e plotë të vatrës së zjarrit dhe përshpejtimin e shuarjes së flakëve.

Forcat në terren vijojnë punën në kushte të vështira, ndërsa monitorojnë situatën për të shmangur rrezikun e përhapjes së zjarrit në zona të tjera.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit