Transmetuar më 07-08-2026, 07:21

TIRANË – Shqipëria do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme gjatë ditës së sotme, megjithëse në disa zona të vendit parashikohen reshje të dobëta shiu.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, reshje të dobëta priten në qarqet e Elbasanit dhe Korçës, ndërsa në Kukës, Dibër, Lezhë, Berat dhe Gjirokastër reshjet do të jenë lokale dhe me intensitet të ulët. Në pjesën tjetër të territorit nuk parashikohen reshje.

Temperaturat do të mbeten të larta në të gjithë vendin, me vlera maksimale që pritet të arrijnë deri në 38°C në zonat e ulëta.

Temperaturat sipas zonave:

Bregdeti: 22°C – 34°C Zonat e ulëta: 21°C – 38°C Zonat malore: 16°C – 33°C

Era do të fryjë me intensitet të lehtë deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit. Në bregdet dhe në zonat malore parashikohen intervale me forcim të përkohshëm të erës, duke arritur lokalisht intensitet të fortë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit