

Burri që humbi jetën sonte në mënyrë të dhimbshme teksa përjetoi keq konfliktin e të birit, është Baftjar Vrapi, 69 vjeç, banues në Roskovec, raporton noa.al.
Babai gjeti vdekjen të dhimbshme sonte pasi pësoi arrest kardiak teksa ishte dëshmitar në një sherr mes djalit të tij dhe një personi tjetër.
Policia e Fierit tha se sonte rreth orës 20:00, shtetasi Baftjar Vrapi, 69 vjeç, banues në Roskovec, është dërguar pa shenja jete në Qendrën Shëndetësore Roskovec.
"Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 69-vjeçari ka pësuar arrest kardiak, pasi ka qenë i pranishëm gjatë një konflikti të çastit ndërmjet djalit të tij dhe një shtetasi tjetër, pa qenë vetë i përfshirë në konflikt".
Por çfarë ndodhi që përfundoi me vdekjen e babait? Noa.al mëson nga burime të hetimit paraprak policor se djali i Baftjar Vrapit ishte përfshirë në një konflikt me një bashkëfshatarin e tyre, për motive të dobëta.
Gjithçka nisi për prerjen drush dhe sherri agravoi deri aty sa babai i të riut të tronditet aq shumë sa të pësojë arrest kardiak duke vdekur në vend.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Mësohet se djali i të ndjerit është shoqëruar në polici bashkë me personin tjetër që ishte përfshirë në konflikt.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






