

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, shtetasi kosovar me iniciale L. D., 38 vjeç, duke drejtuar një motomjet, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, 38-vjeçari është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Rrëshenit, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, në autostradë, pranë fshatit Fan, në territorin e bashkisë Mirditë.
Mirditë/Informacion paraprak
Rreth orës 20:00, në autostradë, në afërsi të fshatit Fan, Mirditë, shtetasi kosovar me iniciale L. D., 38 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe, për pasojë, ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Rrëshenit, ku, pavarësisht ndihmës së marrë, ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






