Transmetuar më 06-08-2026, 22:37

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme një banesë dykatëshe në lagjen "16 Prilli" të qytetit të Fierit.

Flakët kanë përfshirë katin e dytë të banesës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse dhe forcat e Policisë, të cilat kanë ndërhyrë për izolimin dhe shuarjen e zjarrit.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i rënies së zjarrit mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike.

Nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale mësohet se janë të konsiderueshme.

Grupi hetimor ka nisur punën për përcaktimin e plotë të shkaqeve të zjarrit dhe dokumentimin e dëmeve të shkaktuara.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit