Transmetuar më 06-08-2026, 22:33

Një incident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit, ku një shtetas i huaj është plagosur me thikë në lagjen nr. 13.

I plagosuri është transportuar me urgjencë në spital, ku mësohet se i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Ende nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Sipas të dhënave paraprake, ai është shoqëruar drejt spitalit nga bashkëshortja e tij.

Ndërkohë, ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes. Policia vijon hetimet për zbardhjen e konfliktit dhe identifikimin e autorit, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga autoritetet.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit