

Autoritetet shqiptare kanë ekstraduar nga Kolumbia shtetasin kolumbian Saimir Rosales Rodriguez, i dënuar me 14 vite burg nga Gjykata e Posaçme, pas hetimeve të zhvilluara nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Burime të gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, bëjnë me dije se i shumëkërkuari iu dorëzua autoriteteve shqiptare në Aeroportin Ndërkombëtar "Nënë Tereza" në Rinas, ku u mor në dorëzim për vijimin e procedurave ligjore.
Rodriguez është një nga personat e përfshirë në dosjen e laboratorit të kokainës në Frakull, i njohur me nofkën "Kimisti", për shkak të rolit të tij në përpunimin e lëndës narkotike.
Pas operacionit antidrogë që çoi në zbulimin e laboratorit, ai kishte mundur të largohej nga Shqipëria, duke iu shmangur drejtësisë. Me ekstradimin e tij nga Kolumbia, autoritetet shqiptare kanë bërë të mundur ekzekutimin e vendimit të formës së prerë për dënimin me 14 vite burg.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






