Transmetuar më 06-08-2026, 21:09

Policia e Himarës ka shpallur në kërkim ish-zyrtarin e Policisë së Shtetit, Uljan Shpataraku, pas një kallëzimi të depozituar nga punonjësit e një hoteli në zonën e Dhërmiut.

Sipas pretendimeve të kallëzuesve, ngjarja ka ndodhur pas një debati verbal, gjatë të cilit Shpataraku dyshohet se i ka kanosur dhe kërcënuar me jetë punonjësit e hotelit.

Burime bëjnë me dije se Shpataraku, i cili më herët ka mbajtur funksione në Policinë e Shtetit dhe konsiderohej një nga bashkëpunëtorët më të afërt të ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ilir Proda, është aktualisht i përjashtuar nga radhët e policisë.

Pak ditë më parë, ai iu drejtua gjykatës duke kërkuar rikthimin në detyrë. Ndërkohë, lidhur me kallëzimin e fundit, Policia ka nisur veprimet procedurale dhe vijon punën për lokalizimin e tij dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit