

Zjarri që ka përfshirë prej tre ditësh zonën e Mallakastrës vijon të mbetet aktiv, ndërsa flakët po avancojnë në territorin mes fshatrave Lofkënd dhe Drenie.
Sipas informacioneve nga terreni, era e fortë ka favorizuar përhapjen e vatrës së zjarrit drejt zonës së Vloshit, duke rrezikuar sipërfaqe të tjera me bimësi dhe pyje.
Për shkak të situatës së vështirë, janë rikthyer ndërhyrjet nga ajri. Helikopterët kanë nisur sërish operacionet për hedhjen e ujit mbi vatrat aktive, në mbështetje të forcave zjarrfikëse dhe strukturave të emergjencës civile që po punojnë për kontrollin e situatës.
Ekipet në terren vijojnë përpjekjet për izolimin e vatrave të zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve. Autoritetet po monitorojnë në mënyrë të vazhdueshme zonat e prekura, ndërsa situata mbetet e ndërlikuar për shkak të erës dhe kushteve të pafavorshme atmosferike.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






