

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Shkodër, ku një 49-vjeçare ka humbur jetën në Spitalin Rajonal, pasi dyshohet se kishte konsumuar një sasi të madhe medikamentesh në banesën e saj.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 13:50 ka ndërruar jetë shtetasja me inicialet D. P., e cila ishte transportuar me urgjencë drejt spitalit, por nuk ka mundur t’u mbijetojë pasojave.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Ndërkohë, policia vijon hetimet, ndërsa pritet që ekspertizat përkatëse të hedhin më shumë dritë mbi këtë rast.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






