

Përditësim: Aksidenti në Sarandë, dalin emrat e të plagosurve. Dy po dërgohen në Tiranë
Një aksident i trefishtë është regjistruar pasditen e kësaj të enjteje në aksin rrugor Sarandë–Ksamil, ku tre automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Sipas informacioneve paraprake, nga përplasja kanë mbetur të plagosur disa persona, të cilët kanë marrë ndihmën e parë nga ekipet e urgjencës të mbërritura në vendngjarje. Ende nuk janë bërë të ditura të dhëna zyrtare mbi gjendjen e tyre shëndetësore.
Për shkak të aksidentit, qarkullimi i automjeteve në këtë segment rrugor u bllokua për disa minuta, ndërsa efektivët e Policisë Rrugore ndërhynë për normalizimin e trafikut dhe kryen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






