Transmetuar më 06-08-2026, 15:37

Një përleshje fizike është regjistruar këtë të enjte në zonën e Urës së Plepave, në Durrës, ku disa persona u përfshinë në një konflikt që, sipas informacioneve paraprake, nisi pas një mosmarrëveshjeje për përparësinë e kalimit.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë disa të rinj duke u goditur me njëri-tjetrin në mes të rrugës, ndërsa incidenti shkaktoi tension dhe bllokim të përkohshëm të qarkullimit në këtë segment.

Sipas dëshmive të qytetarëve, dy prej personave të përfshirë në konflikt janë shtetas shqiptarë me banim në Itali. Megjithatë, ky informacion nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet.

Për disa minuta, përplasja pengoi lëvizjen normale të automjeteve dhe tërhoqi vëmendjen e kalimtarëve. Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga policia lidhur me rrethanat e ngjarjes, identitetin e personave të përfshirë apo nëse ka persona të lënduar.

Hetimet për zbardhjen e plotë të incidentit pritet të vijojnë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit