

TIRANË — Edhe pse kanë kaluar pesë muaj nga dasma e tyre brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ish-banorët e edicionit të pestë të "Big Brother VIP Albania", Selin Bollati dhe Gëzim Blakaj (DJ Gimbo), vazhdojnë të festojnë datën e tyre të veçantë.
Selin, e cila u shpall fituese e këtij edicioni, ka ndarë me ndjekësit e saj në "Instastory" një bisedë private të shkëmbyer me partnerin. Në mesazhe, balerina e pyet Gimbon se "sa është data sot?", ndërsa ai i përgjigjet shkurt me numrin "5", duke iu referuar datës 5 mars, ditës kur ata organizuan ceremoninë martesore brenda formatit televiziv.
Krahas fotos së bisedës, Selin ka vendosur mbishkrimin: "Kush do t’i tregojë?". Më vonë, DJ Gimbo i ka shkruar me humor duke iu referuar reagimit të saj në rrjetet sociale: "Ti domethënë në story aty menjëherë".
Kujtojmë se gjatë një interviste të mëvonshme për emisionin "Pushime On Top", duke folur për raportin e tyre jashtë shtëpisë, Selin u shpreh se lidhja e tyre nuk është parë kurrë si një romancë klasike, por se ata kanë ndërtuar një marrëdhënie shumë të shëndetshme që shpesh është keqkuptuar nga publiku.


Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






