Transmetuar më 06-08-2026, 13:15

TIRANË — Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar ashpër ndaj kritikëve dhe protestuesve, të cilët sipas tij e kanë kthyer në shënjestër dhe kanë nxjerrë deklaratat e jo-kontekst.

I ftuar në një emision televiziv, Manjani u shpreh se fjalët e tij për "bukën e gojës" janë keqinterpretuar qëllimisht nga ata që i quajti "mashtrues elektronikë" dhe "horra elektronikë". Ai sqaroi se deklarata lidhej me shitblerjen e votës dhe jo me të drejtën e qytetarëve për të protestuar.

"Këta persona që më vendosin mua në kontekst të ndryshëm nuk janë tjetër gjë, veçse mashtrues elektronikë. Shitja e votës nuk justifikohet në emër të bukës së gojës, këtë kam thënë unë… Ata kanë publikuar dhe numrin tim të telefonit dhe kanë nxitur urrejtjen e njerëzve me fjalë që nuk i kam thënë unë", deklaroi Manjani.

Duke iu përgjigjur fyerjeve dhe sulmeve ndaj tij në rrjetet sociale, ish-ministri lëshoi një mesazh të drejtpërdrejtë: "Prapë po e them se kush më shan, është i sharë. Është shumë e thjeshtë, është logjikë e pastër. Kush merret me personin tim, familjen time, që shan nga mëngjesi në mëngjes, është i sharë nga mëngjesi në mëngjes. Unë nuk jam në pushtet, nuk e kuptoj se çfarë kanë me mua".

Në lidhje me lëvizjen e përditshme të qytetarëve në shesh, Manjani e cilësoi protestën si absurde, duke argumentuar se ajo nuk e ka të qartë se çfarë dëshiron të arrijë. Sipas tij, në tubime ka pasur edhe elementë destabilizues, çka sipas tij dëshmohet nga shpallja e disa personave si non grata.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit