

Aksident në aksin Lezhë-Milot, plagoset 29-vjeçari me motor, arrestohet drejtuesi i automjetit
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin “Lezhë-Milot”, ku një automjet është përplasur me një motomjet.
Sipas Policisë, automjeti drejtohej nga Bardhok Kameri, 56 vjeç, ndërsa motomjeti nga Nikollë Binaku, 29 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, Binaku ka mbetur i plagosur dhe është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës, ku po merr trajtim.
Në vijim të veprimeve procedurale, Policia ka arrestuar drejtuesin e automjetit, Bardhok Kameri, raporton noa.al.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






