

LEZHË — Një pasagjer taksie është plaçkitur gjatë natës dike gdhirë dita e sotme në qytetin e Lezhës nga dy persona të panjohur, të cilët i kanë marrë para dhe sende personale.
Sipas kallëzimit të bërë nga vetë i dëmtuari në polici, autorët i kishin zënë pritë dhe, pasi e kishin dhunuar verbalisht, i kishin marrë me forcë një shumë parash dhe sendet e tij personale.
Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes, duke analizuar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Ndërkohë, policia po vijon hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të këtij sulmi.
"Po punohet për identifikimin dhe kapjen e 2 shtetasve që dyshohet se gjatë natës, në Ishull Lezhë, i kanë marrë me dhunë sendet personale një shtetasi", tha ajo.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






