Transmetuar më 06-08-2026, 11:54

PRISHTINË — Lëvizja Vetëvendosje (LVV) nuk ka propozuar sot një emër për kryeparlamentar të Kosovës, duke kërkuar kohë shtesë për bisedime të mëtejshme me partitë opozitare për arritjen e një marrëveshjeje.

Gjatë seancës, drejtuesi i LVV-së, Albin Kurti, deklaroi se procesi i konstituimit nuk duhet ta çojë vendin sërish në zgjedhje të parakohshme.

"Zgjedhjet e 7 qershorit janë të tretat brenda 17 muajve. Falënderoj krerët e PDK-së dhe LDK-së për bisedimet, ndërsa kemi zhvilluar bisedime edhe me AAK-në", u shpreh Kurti, duke shtuar se konstituimi nuk duhet të prodhojë zgjedhje të panevojshme dhe të paarsyeshme, ndaj kërkohet kohë shtesë për të siguruar një konsensus për çështjen e presidentit dhe institucioneve të reja.

Pas kërkesës së bërë për shtyrjen e afateve të konsultimeve politike, drejtuesi i seancës, Avni Dehari, ka vendosur të shtyjë seancën konstituive për një datë tjetër.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit