Transmetuar më 06-08-2026, 11:41

PASKUQAN — Policia e Komisariatit nr. 5 po vijon hetimet intensive për identifikimin dhe kapjen e autorëve të grabitjes së një argjendarie në Paskuqan, ku u morën stoli floriri me vlerë mbi 1.5 milionë lekë.

Nga këqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë, grupi hetimor ka konstatuar se dy autorët e maskuar kanë ndjekur rrugicat periferike të Kamzës si para, ashtu edhe pas ngjarjes, duke shmangur me kujdes rrugët kryesore. Ky itinerar ka ngritur dyshimet se autorët e njohin mirë zonën dhe terrenin.

Sipas burimeve policore, autorët kishin dijeni të saktë për vendndodhjen e bizhuterive me vlerë të konsiderueshme brenda dyqanit. Për këtë arsye, nuk përjashtohet mundësia që njëri prej tyre të ketë hyrë në argjendari si klient ditë më parë për të bërë vëzhgimin e ambientit, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e mundshëm të bashkëpunëtorëve të tjerë.

Ndërkohë, autoritetet kanë konfirmuar se autorët e kësaj ngjarjeje nuk janë të njëjtit persona që kryen grabitjen e një tjetër argjendarie më 16 maj në Kamëz, pasi autorët e atij rasti rezultojnë të arrestuar.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit