

FIER — Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në autostradën Fier-Lushnjë, në afërsi të fshatit Kolonjë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në nënkalim.
Sipas Policisë Rrugore, ngjarja ka ndodhur kur automjeti i llojit "Audi", që udhëtonte nga Fieri në drejtim të Lushnjës, ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar brenda nënkalimit që të çon drejt zonës së Kolonjës. Si pasojë e përplasjes, mjeti ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale.
Drejtuesi i automjetit ka pësuar lëndime dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë për të menaxhuar situatën dhe për të nisur hetimet. Nga të dhënat paraprake, autoritetet dyshojnë se shkak i aksidentit ka qenë një manovër e gabuar e drejtuesit të mjetit, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






