Transmetuar më 06-08-2026, 10:04

PALASË — Një 33-vjeçare nga Gjermania ka humbur jetën paraditen e djeshme në Palasë, pasi dyshohet se ka pësuar arrest kardiak gjatë qëndrimit të saj në bregdet.

Sipas Policisë së Vlorës, ngjarja është regjistruar rreth orës 11:45, kur Stacioni i Policisë Dhërmi është njoftuar nga Qendra Shëndetësore e Palasës se në ambientet e saj ishte transportuar pa ndjenja shtetasja gjermane me inicialet M. S., e cila kishte shfaqur probleme të papritura shëndetësore. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të stafit mjekësor, e reja nuk ka mundur të mbijetojë.

Nga veprimet paraprake hetimore, autoritetet policore bëjnë me dije se bëhet fjalë për një vdekje natyrale, e shkaktuar dyshohet nga arresti kardiak.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë kryer veprimet procedurale, në bashkëpunim me grupin hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë. Materialet procedurale i janë referuar organit të akuzës, i cili do të vijojë me hetimet e mëtejshme për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit