

TIRANË – Shqipëria do të vijojë të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta edhe gjatë kësaj të enjteje, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në të gjithë vendin.
Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, gjatë orëve të mesditës priten vranësira të pakta kalimtare, pa ndikim të konsiderueshëm në kushtet atmosferike.
Era do të fryjë nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare deri në 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore herë pas here pritet të arrijë deri në 10 m/s.
Në det parashikohet valëzim i ulët, me forcë 1-2 ballë, duke krijuar kushte të favorshme për lundrim.
Temperaturat do të mbeten të larta në të gjithë territorin, me vlerat maksimale që pritet të arrijnë deri në 38 gradë Celsius.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






