Transmetuar më 06-08-2026, 07:22

GJIROKASTËR – Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë kurorën e gjelbër në shpatet e Malit të Gjerë, mbi fshatin Levenisht, në zonën e njohur si Milava. Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke djegur sipërfaqe me bimësi të dendur dhe duke rrezikuar zgjerimin e vatrës.

Terreni i vështirë malor po e bën më të ndërlikuar ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse, të cilat prej orësh po punojnë për vënien nën kontroll të zjarrit.

Në vendngjarje janë angazhuar tre grupe shërbimi të Drejtorisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit në Gjirokastër. Ekipet po punojnë për izolimin e vatrës aktive dhe shuarjen e flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së tyre në zona të tjera.

Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet kanë nisur verifikimet për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme apo për një ngjarje aksidentale.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit