Transmetuar më 05-08-2026, 22:42

Dalën emrat nga aksidenti tragjik në Durrës: Xhetan Zhuzhi humbi jetën, në timon ishte Dorian Nika

Kanë dalë emrat e personave të përfshirë në aksidentin me pasojë vdekjen që ndodhi mbrëmjen e sotme në Durrës.

Viktima është Xhetan Zhuzhi 64 vjeç, i cili u përplas nga një automjet rreth orës 21:45, në lagjen nr. 15 të qytetit bregdetar, konfirmon noa.al.

Automjeti drejtohej nga Dorian Nika. Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Durrësit për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Përplasja rezultoi fatale për Zhuzhin, i cili humbi jetën si pasojë e aksidentit.

Grupi hetimor vijon punën në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit