

Durrës – Një person humbi jetën sonte në një tragjedi rrugore që ndodhi në qytetin e Durrësit, raporton noa.al.
Rreth orës 21:45, në lagjen nr. 15, Durrës, automjeti me drejtues shtetasin Dorian Nika, ka aksidentuar këmbësorin 64 vjeçar Xhetan Zhuzhi.
Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






