

Një automjet është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e së mërkurës në Tiranë, duke u shkrumbuar pothuajse plotësisht.
Nga pamjet e siguruara nga vendngjarja, automjeti shihet i përfshirë nga flakët, ndërsa tymi i dendur ka mbuluar zonën përreth.
Pak pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për izolimin dhe shuarjen e zjarrit.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 05.08.2026, rreth orës 22:10, në rrugën “Dritan Hoxha”, dyshohet se si pasojë e një defekti teknik ka marrë flakë, gjatë lëvizjes, automjeti me drejtues shtetasin D. L., 61 vjeç.
Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






