Transmetuar më 05-08-2026, 22:06

Një ngjarje tragjike ka ndodhur gjatë një ndeshjeje futbolli në Tajlandë, ku një lojtar ka humbur jetën dhe 12 të tjerë janë plagosur pasi një rrufe goditi fushën e lojës.

Viktima është identifikuar si Sophuan Awae, 24 vjeç, i cili u godit nga rrufeja në stadiumin Sandipap, në qytetin Sungai Golok, në jug të Tajlandës.

Sipas autoriteteve lokale, 24-vjeçari ndërroi jetë nga plagët e marra, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur rrufeja godet pranë disa lojtarëve në fushë, duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm dhe panik mes sportistëve.

Policia bëri të ditur se 12 lojtarë të tjerë, mes tyre edhe një futbollist nga Malajzia, kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Autoritetet kanë nisur verifikimet për rrethanat e plota të ngjarjes, e cila ka tronditur komunitetin sportiv në zonë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit