Transmetuar më 05-08-2026, 21:55

Protestuesit kanë vijuar marshimin në rrugët e kryeqytetit, duke u zhvendosur nga Bulevardi drejt zonës së Liqenit Artificial, në kuadër të protestës së 67-të kundër qeverisë.

Gjatë marshimit, qytetarët kanë shoqëruar tubimin me thirrje politike, mes të cilave "Shqipëria meriton revolucion", "Shqipëria e shqiptarëve" dhe "Rama jep dorëheqjen".

Protestuesit kanë mbajtur në duar pankarta dhe flamuj kombëtarë, ndërsa kanë përsëritur kërkesat e tyre për largimin e kryeministrit Edi Rama nga drejtimi i qeverisë.

Sipas organizatorëve, protestat do të vijojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa pjesëmarrësit deklarojnë se do të vazhdojnë tubimet deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit