

Gjatë një proteste të zhvilluar në Tiranë, një qytetar ka bërë deklarata kritike ndaj klasës politike dhe qeverisjes aktuale, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe duke paralajmëruar mbështetjen e një forme mosbindjeje civile.
Në fjalën e tij para protestuesve, ai akuzoi klasën politike për keqmenaxhim dhe abuzim me pushtetin, ndërsa deklaroi se, sipas tij, qeveria aktuale nuk përfaqëson më vullnetin e qytetarëve.
"Kur ne jemi këtu dhe kryeministri ynë nuk na vlerëson, nuk respekton vullnetin e popullit. Klasa politike 36-vjeçare janë të gjithë hajdutë. Nëse Rama nuk jep dorëheqje, jam i mendimit për mosbindje civile. Jemi ngopur me mashtrimet," deklaroi protestuesi.
Ai vijoi me kritika ndaj qeverisjes së kryeministrit Rama, duke ngritur akuza për korrupsion dhe keqqeverisje, të cilat janë pretendime të tij personale.
Protestat kundër qeverisë vijojnë prej disa ditësh në kryeqytet, ndërsa organizatorët kanë deklaruar se tubimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






