Transmetuar më 05-08-2026, 21:49

Një vatër zjarri në fshatin Pocest, në bashkinë Dibër, ka avancuar drejt zonës së banuar, duke rrezikuar disa banesa.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve zjarrfikëse dhe forcave të angazhuara në terren, është bërë e mundur frenimi i përhapjes së flakëve, duke shmangur dëmtimin e banesave.

Ekipet e emergjencës vijojnë punën për izolimin dhe shuarjen e plotë të zjarrit, ndërsa autoritetet mbeten në monitorim të situatës për të parandaluar riaktivizimin e vatrave, të favorizuara nga temperaturat e larta dhe era.

Deri më tani nuk raportohen dëme në banesa apo persona të lënduar, ndërsa operacioni për vënien nën kontroll të flakëve vijon.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit