Transmetuar më 05-08-2026, 20:26

Një aksident i rëndë rrugor i ka marrë jetën një 33-vjeçari shqiptar në provincën e Pistoias, në Itali. Viktima është Maksim Sinani, i cili ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra në përplasje.

Sipas mediave italiane, ngjarja ndodhi mbrëmjen e 4 gushtit, teksa Sinani po udhëtonte me motorin e tij tip Kawasaki Z1000 në drejtim të Pistoias, së bashku me një grup motoristësh. Në rrethana që po hetohen, motori i tij u përplas ballë për ballë me një automjet tip Volkswagen Tiguan, i cili po lëvizte në drejtimin e kundërt.

Përplasja ishte tepër e fortë, duke bërë që 33-vjeçari të hidhej dhjetëra metra larg vendit të aksidentit. Ai pësoi dëmtime të shumta në trup dhe plagë të rënda, ndërsa motori u shkatërrua plotësisht.

Ekipet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe i dhanë ndihmën e parë të plagosurit, i cili në ato momente ishte ende i vetëdijshëm. Fillimisht ai u transportua në spitalin San Jacopo në Pistoia, ku u stabilizua dhe u intubua. Më pas, rreth orës 23:00, u dërgua me helikopter në Qendrën e Traumës në Careggi për trajtim të specializuar.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, Maksim Sinani nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë gjatë natës.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit