Transmetuar më 05-08-2026, 19:52

Babai i Suel Çelës padit ish-kreun e SPAK, Altin Dumani. Përse avokati flet për një lojë letrash për ta shmangur nga procesi

Avokati Romeo Kara, thotë se kallëzimi penal ndaj Altin Dumanit, nga Petrit Çela, babai i të shumëkërkuarit Suel Çela, është lojë proceduriale e avokatëve për të shmangur prokurorin nga procesi për shkak të integritetit të tij.

Ai deklaroi për edicionin e lajmeve në MCN TV, se Dumani nuk ka ndërmarrë veprime dhe nuk ka qenë pjesë e procesit.

Sipas tij, nuk mund të lejohet që prokurorët tanë të privohen nga e drejta e mbrojtjes penale.

Nga SPAK është një reagim i konturuar korrekt, shumë i përmbajtur por që lë të kuptohet vendimi i SPAK për të mbyllur këtë çështje për të mos pranuar që ka prova dhe arsye objektive që të largohet Dumani nga çështja është shumë i saktë.

SPAK ka bërë një renditje kronologjike që është vetëofruar si proces shterues. Ne nuk mund të ngatërrojmë rolin e gjithë strukturës për ngritjen e një grupi hetimor. Zotëria nuk ka marrë veprime vetë dhe as ka qenë pjesë e procesit.

Është lojë proceduriale e avokatëve të personit në fjalë për të shmangur këtë person nga procesi për integritetin e tij. Janë treguar të kujdesshëm mund të bënin kallëzim për kallëzim të rremë.

Nga shpjegimet që janë dhënë dhe nga çfarë ka folur pala italiane dhe media, nuk ka përfshirje fare, është një lojë që bëhet herë pas here. Ne nuk mund të lejojmë që prokurorët tanë të privohen nga e drejta e mbrojtjes penale.

Për të qenë të drejtë me ligjin dhe të drejtën, nga truqe të tilla proceduriale. Në Itali është lënë e arkivuar çështja. Akoma nuk është vendosur në Itali, çështjen nuk e kanë pranuar akoma italianët.

Duke zgjatur procedurën në Itali, duan të zgjasin procesin në Shqipëri, për të treguar se kemi një konflikt dhe për rrjedhojë nuk mund të jesh person i paanshëm.

Nuk do të doja që të kishim vetëm një figurë si Dumani, të cilët bota e errët, personi që ka luajtur me shkop AKSHI-n e KPP, shohin që po të hiqet Dumani, do të kishin shanse më të mira për veten e tyre, por ne duhet të kishim Dumanë të gjithë SPAK.

Ky që i dha strukturës një hov të paparë u imponua dhe te strukturat. Na dha një shpresë ne, jo vetëm ne por dhe këtij institucioni SPAK.

Nuk duan ta kenë këtë person në proces që është i vitit 2023. Nuk ka çështje në Itali të Dumanit dhe as përfshirjen e tij në proces.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit