

KAMËZ, 5 gusht – Dy persona ende të paidentifikuar grabitën pasditen e së mërkurës një argjendari në zonën e Paskuqanit, duke kërcënuar punonjëset me një send që dyshohet të ketë qenë armë zjarri.
Sipas Policisë, rreth orës 14:50 autorët hynë në argjendarinë në pronësi të shtetasit me inicialet L. L. dhe, nën kërcënim, morën një sasi bizhuterish, për t’u larguar më pas nga vendi i ngjarjes.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë mbërritën në vendngjarje, ngritën pika kontrolli dhe nisën kontrollet në zonë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Grupi hetimor vijon veprimet për administrimin e provave, identifikimin e autorëve dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të grabitjes.
Kamëz/Informacion paraprak
Më datë 05.08.2026, rreth orës 14:50, në Paskuqan, 2 shtetas ende të paidentifikuar, kanë hyrë në ambientet e argjendarisë në pronësi të shtetasit L. L. dhe duke kanosur punonjëset me send në dukje armë zjarri, kanë marrë një sasi bizhuterish.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë ngritur pika kontrolli dhe po kryejnë kontrolle për kapjen e autorëve.
Grupi hetimor po punon për fiksimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre, si dhe dokumentimin e plotë të rastit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






