

Foto ilustruese
TIRANË, 5 gusht – Një grabitje me armë është regjistruar pasditen e së mërkurës në zonën e Paskuqanit, ku dy persona të paidentifikuar kanë sulmuar një argjendari dhe kanë marrë sende me vlerë.
Sipas informacioneve paraprake, autorët kanë hyrë në ambientet e biznesit nën kërcënimin e armës së zjarrit, duke marrë një sasi të papërcaktuar sendesh me vlerë.
Pas grabitjes, dyshja është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me një motomjet, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor po administron provat dhe po shqyrton pamjet e kamerave të sigurisë për të zbardhur dinamikën e grabitjes.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






