

KSAMIL, 5 gusht – Dy të rinj janë shpëtuar nga Policia Kufitare në Ksamil pasi rrezikuan të mbyteshin, kur pedalonia me të cilën lundronin mori ujë dhe u anua pranë ishujve të Ksamilit.
Sipas policisë, ngjarja ndodhi pasditen e së martës, pasi salla operative u njoftua përmes një telefonate se një pedalone kishte pësuar avari, duke marrë ujë në brendësi dhe duke rrezikuar të fundosej.
Në mjet ndodheshin Hetem Mezini, 29 vjeç, dhe Zef Mersini, 36 vjeç, të dy banues në Kukës.
Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje ndërhynë efektivët e Policisë Kufitare të Sarandës me mjetin lundrues BP-11 dhe dy mjete ujore jet ski. Dy shtetasit u nxorën në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa pedalonia u tërhoq në breg.
Policia u bën apel pushuesve të respektojnë rregullat e sigurisë gjatë lundrimit dhe të shmangin daljen në det në kushte që mund të rrezikojnë jetën e tyre.


Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






