Transmetuar më 05-08-2026, 13:45

KOSOVË – Drejtori aktual i Portit të Durrësit dhe ish-ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Kosovës, Liburn Aliu, është paraqitur në Prokurorinë Speciale të Kosovës për t’u marrë në pyetje.

Sipas raportimeve të mediave, Aliu është paraqitur në organin e akuzës i shoqëruar nga avokati i tij. Marrja në pyetje e tij lidhet me dyshimet për veprën penale të “keqpërdorimit të detyrës zyrtare”, ngjarje që dyshohet se i përkasin periudhës kur ai ushtronte funksionin e ministrit në Qeverinë Kurti – një post nga i cili dha dorëheqjen në muajin gusht të vitit 2025.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit