Transmetuar më 05-08-2026, 12:46

TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dënuar me ashpërsi vendimin për shpalljen "non grata" dhe ndalimin e hyrjes në Shqipëri të gazetarit nga Maqedonia e Veriut, Valon Bela. Gjatë deklaratës së tij, Berisha e cilësoi këtë akt si një atentat të rëndë kundër fjalës së lirë dhe lirisë së mendimit.

Kreu i PD-së e quajti gazetarin një luftëtar të lirisë dhe ish-luftëtar të UÇK-së, duke theksuar se ndalimi i tij u bë për shkak të shkrimeve kritike dhe denoncimeve publike ndaj Kryeministrit Edi Ramës. Ai akuzoi qeverinë se po zbaton praktika autoritare të ngjashme me regjimet fqinje.

Në fjalën e tij, Berisha kritikoi ashpër edhe organizatat e gazetarëve në vend për mungesë reagimi:

"Është në turpin e organizatave shqiptare të mbrojtjes së gazetarëve që nuk kanë ende asnjë prononcim. Në turpin e lor tregon varësinë dhe kontrollin qeveritar."

Gjithashtu, ai u bëri thirrje organizatave ndërkombëtare të ngrenë zërin kundër këtij akti, duke e cilësuar si një shkelje të hapur të të drejtave të gazetarëve dhe një shenjë të kontrollit politik mbi institucionet shtetërore.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit