Transmetuar më 05-08-2026, 12:40

LEZHË – Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në afërsi të qytetit të Lezhës, ku si pasojë e përplasjes mes një automjeti dhe një motori ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit me dy rrota.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e emergjencës mjekësore, të cilët kanë transportuar të dëmtuarin drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë, shërbimet e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet e para proceduriale për të përcaktuar shkaqet dhe dinamikën e plotë të aksidentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit