

TIRANË – Vatra e zjarrit në zonën e Qafë-Mollës, në Njësinë Administrative Zall-Bastar të Bashkisë Tiranë, vijon të mbetet aktive prej 10 ditësh, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në fondin pyjor.
Flakët kanë shkrumbuar deri më tani rreth 8 hektarë sipërfaqe pyjore, të mbjella kryesisht me lisa dhe dushqe. Për shkak të terrenit të vështirë malor, ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse nga toka është bërë e pamundur.
Për vënien nën kontroll të flakëve është angazhuar një helikopter, ndërsa në terren po operojnë punonjësit e Njësisë Administrative Zall-Bastar të mbështetur nga banorët e zonës. Autoritetet po mbajnë situatën nën monitorim të vazhdueshëm për të shmangur rrezikun e përhapjes së flakëve drejt zonave të banuara, të favorizuara edhe nga era.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






