Transmetuar më 05-08-2026, 10:52

ELBASAN – Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në DVP Elbasan, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe atë “Shqiponja”, kanë finalizuar dy operacione të njëpasnjëshme policore të koduara “Aksi” dhe “Aksi 01”, duke goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies së ndihmës emigrantëve për kalim të paligjshëm të kufirit.

Si rezultat i ndërhyrjeve në aksin rrugor “Librazhd–Elbasan”, janë vënë në pranga tre persona dhe janë sekuestruar dy automjete:

Operacioni “Aksi”: U arrestua në flagrancë shtetasi F. M., 22 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap duke transportuar 14 emigrantë nga vendet e treta që kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri me synim vendet e Bashkimit Evropian.

Operacioni “Aksi 01”: U arrestuan në flagrancë shtetasit A. R., 23 vjeç dhe D. Ç., 24 vjeç, të dy banues në Përrenjas, të cilët u kapën duke transportuar 10 emigrantë të tjerë të paligjshëm. Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se drejtuesi i mjetit, shtetasi A. R., po lëvizte pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme penale.

Njoftimi:

DVP Elbasan/Finalizohen nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, 2 operacione të njëpasnjëshme kundër dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim ilegal të kufijve drejt BE-së.

Kapen në aksin “Librazhd–Elbasan”, dhe vihen në pranga 3 shtetas që transportonin në 2 raste, 24 emigrantë që kishin hyrë ilegalisht, në Shqipëri.

Njëri prej tyre e drejtonte automjetin me të cilin transportonte emigrantët, pa leje drejtimi.

Sekuestrohen 2 automjetet.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për shtetas të përfshirë në veprimtarinë kriminale të transportimit kundrejt pagesave, të emigrantëve nga Vendet e Treta, të cilët synojnë të shkojnë ilegalisht, në shtete të BE-së, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Forcës së Posaçme "Shqiponja", finalizuan 2 operacione të njëpasnjëshme në këtë fushë.

Konkretisht, nga 2 ndërhyrjet e kryera në aksin rrugor “Librazhd–Elbasan”, u finalizuan operacionet e koduara: -“Aksi”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë, duke transportuar 14 emigrantë, shtetasi F. M., 22 vjeç, banues në Elbasan; -“Aksi 01”, gjatë të cilit u arrestuan në flagrancë, duke transportuar 10 emigrantë, shtetasit A. R., 23 vjeç dhe D. Ç., 24 vjeç, të dy banues në Përrenjas. Nga verifikimet e mëtejshme, rezultoi se shtetasi A. R. e drejtonte automjetin me të cilin transportonte emigrantët, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit