Transmetuar më 05-08-2026, 10:35

LOS ANGELES – Modelja e njohur shqiptare Angela Martini ka rënë pre e një grabitjeje në banesën e saj në Los Angeles, ku jeton së bashku me bashkëshortin e saj, Dragos Savulescu, dhe djalin e tyre.

Autorët kanë depozituar në pronën e saj, duke arritur të marrin disa prej çantave të saj me vlerë. Përmes rrjeteve sociale, Martini ka ndarë me ndjekësit detaje nga ngjarja, duke publikuar edhe pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë ku shfaqen persona të maskuar gjatë kryerjes së vjedhjes.

Modelja ka ngritur shqetësimin për rritjen e kriminalitetit në zonën ku banon, duke bërë me dije se vetëm pak ditë pas ngjarjes së saj, në të njëjtën lagje është shënuar edhe një tjetër grabitje. Duke etiketuar autoritetet policore, ajo ka kërkuar më shumë vëmendje ndaj sigurisë publike, duke përcjellë mesazhin: "Krimi nuk përhapet sepse kriminelët janë të patrembur, por sepse komuniteti ndalon së kushtuari vëmendje".

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit