Transmetuar më 05-08-2026, 10:26

FIER – Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka ndërmarrë një valë kontrollesh të shtuara në të gjithë qarkun, me fokus parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe rritjen e parametrave të sigurisë publike gjatë këtij sezoni veror.

Masat e reja parashikojnë verifikime të imtësishme në akset kryesore rrugore dhe zonat me frekuentim të lartë, duke u përqendruar te automjetet e dyshimta dhe personat me precedentë të mëparshëm penalë.

Sipas autoriteteve policore, intensifikimi i kontrolleve vjen si pasojë e fluksit të lartë të lëvizjeve nga emigrantët dhe turistët gjatë verës, si dhe pas ngjarjeve të fundit kriminale në vend, me synim shmangien e konflikteve, hakmarrjeve apo atentateve të mundshme. Policia bën me dije se operacionet e posaçme do të vijojnë përgjatë gjithë sezonit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit