

VLORË – Një ngjarje e pazakontë është shënuar në qytetin e Vlorës, ku pronari i një pike të këmbimit valutor ka kallëzuar në polici se një punonjëse e sapopunësuar është larguar nga vendi i punës, duke marrë me vete një fond prej 5 mijë eurosh.
Sipas kallëzimit të bërë në polici, e reja kishte nisur punën në këtë subjekt vetëm një ditë para ngjarjes. Pasi ka përfituar nga rasti dhe ka marrë shumën e parave nga arka, ajo është larguar nga ambientet e biznesit dhe është zhdukur, duke mos u kthyer më.
Pas konstatimit të mungesës së vlerës monetare, pronari ka njoftuar menjëherë autoritetet policore. Policia e Vlorës ka regjistruar rastin dhe ka nisur hetimet për kapjen e ish-punonjëses dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa pronari i ka bërë thirrje publike asaj që të dorëzojë paratë për të shmangur përshkallëzimin e pasojave ligjore.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






