Transmetuar më 05-08-2026, 10:18

DIBËR – Drejtoria Vendore e Policisë Dibër ka reaguar zyrtarisht lidhur me raportimet dhe videot e shpërndara në rrjetet sociale, ku pretendohej se një drejtues automjeti ishte ndaluar nga persona të armatosur në afërsi të tunelit të Qafës së Buallit dhe se nuk kishte marrë përgjigje nga forcat e rendit.

Pas verifikimeve të kryera në regjistrat e Sallës Operative të Komisariatit të Policisë Bulqizë, policia bën me dije se nuk rezulton e regjistruar asnjë telefonatë lidhur me këtë ngjarje, ndërsa deri më tani asnjë qytetar nuk është paraqitur për të bërë kallëzim zyrtar.

Megjithatë, pavarësisht mungesës së denoncimeve paraprake, strukturat vendore të policisë po vijojnë verifikimet intensive për të përcaktuar vërtetësinë e informacionit të publikuar në rrjetet sociale. Policia fton qytetarin e përfshirë të paraqitet pranë komisariatit për të dhënë detaje dhe për të ndihmuar në zbardhjen e plotë të rrethanave.

Reagimi i Policisë:

Në lidhje me një publikim të shpërndarë në rrjetet sociale, ku pretendohet se një drejtues automjeti është ndaluar nga persona të armatosur në afërsi të tunelit të Qafës së Buallit, si dhe se nuk ka marrë përgjigje pas telefonatave që pretendon se ka kryer në Komisariatin e Policisë Bulqizë, sqarojmë se: Menjëherë pas marrjes dijeni për këtë publikim, Drejtoria Vendore e Policisë Dibër ka nisur verifikimet për sqarimin e plotë të rrethanave të pretenduara.

Nga verifikimi i regjistrave të komunikimeve të Sallës Operative të Komisariatit të Policisë Bulqizë rezulton se nuk është regjistruar asnjë telefonatë në lidhje me këtë rast. Gjithashtu, deri në këto momente, asnjë shtetas nuk është paraqitur pranë strukturave të Policisë për të bërë kallëzim lidhur me këtë pretendim.

Pavarësisht mungesës së një denoncimi, Drejtoria Vendore e Policisë Dibër dhe Komisariati i Policisë Bulqizë po vijojnë verifikimet për të përcaktuar vërtetësinë ose jo të ngjarjes së publikuar në rrjetin social JOQ.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër mbetet e angazhuar për trajtimin me seriozitet të çdo denoncimi dhe fton qytetarin në fjalë të paraqitet pranë strukturave të Policisë për të bërë kallëzim, si dhe për të dhënë çdo informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit