Transmetuar më 05-08-2026, 07:55

Protestat kundër qeverisë kanë hyrë në ditën e 67-të radhazi, ndërsa pjesëmarrësit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe hetimin e tij, si edhe të zyrtarëve të tjerë që ata i akuzojnë për korrupsion.

Edhe këtë të mërkurë është paralajmëruar një tjetër tubim përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë. Organizatorët kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë protestat, duke e cilësuar kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit si të panegociueshme.

Sipas organizatorëve, protesta synon të denoncojë korrupsionin dhe problematika të tjera që, sipas tyre, kanë ndikuar në rritjen e emigracionit dhe vështirësive ekonomike në vend.

Ndërkohë, organizatorët kanë paralajmëruar se në javët në vijim do të zhvillohen protesta të tjera në shkallë kombëtare, ku pritet të marrin pjesë edhe shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

Deri më tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga Kryeministria lidhur me thirrjet e protestuesve.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit